Zëvendëskryetari i PDK-së ka thënë se kryesia ka pasur një takim të gjatë ku kanë diskutuar për situatën politike në vend rreth formimit të institucioneve.
Hoxhaj ka thënë se PDK qëndron pas propozimit të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që ai të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentar, me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj.
Ai ka thënë se nesër do të shkojnë në takim me përfaqësuesit e partive politike për të gjetur një zgjidhje.
“Nesër në takim me subjektet politike do të bisedojmë për të arritur konsensus për seancën… Koalicionit PDK-AAK-Nisma i takon propozimi për kryetar të Kuvendit dhe ne e kemi kandidatin e që është kryetari Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj.