PDK kërkon komision hetimor për MPJD-në – VV: Duan ta tërheqin vëmendjen nga mbledhja në OKB

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 14:10 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, tha se kanë propozuar këtë komision për degradimet që janë bërë në MPJD duke përfshirë procedurat e rekrutimit, emërimet e stafit, transferimet e çështje të tjera.

“Propozojmë themelimin e Komisionit për hetimin e procesin vendimmarrës, vendimeve, veprimeve dhe jo veprimeve të MPJD-së në raport me zbatimin e procedurave ligjore lidhur me marrëdhënie të punës të anëtarëve të shërbimeve të jashtëm dhe anëtarëve të ministrisë dhe të gjitha aspekteve të tjera. Duke përfshirë procedurat e rekrutimit, emërimet e stafit, transferimet, degradimet, angazhimet e përkohshme”, tha ajo.

E deputetja e VV-së Arbëresha Kryeziu, tha se hetimet për degradime në MPJD do të duhej që të bëheshin edhe për ministrat paraprak.

Ajo tha se opozita po kërkon themelimin e këtij komisioni për ta tërhequr vëmendjen nga mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të diskutohet për Kosovën.

“Sot në Kuvend të Kosovës po e trajtojmë kërkesën e një deputetes të PDK-së për të krijuar një Komision Hetimor kinse për t’i trajtuar keqmenaxhimet në proceset e ndryshme të Ministrisë. Ndërkohë që ministrja Gërvalla nuk gjendet këtu pasi është në New York është në Këshill të Sigurimit për ta mbrojtur Republikën e Kosovës përballë Aleksandër Vuçiqit për të diskuara për Kosovën aty. Sot do të duhej që bashkërisht të ishim në mbrujtje të Kosovës në një moment kaq të rëndësishme si ky. Si GP më parim jemi për krijimin e këtij Komision Hetimor sepse në mendojmë se ka shumë për të hetuar për atë se çka ka ndodhur në MPJ, ne nuk mendojmë që duhet që të hetohet vetëm periudha 20 mars 2021 e tutje sepse çfarë do të duhej që të hetohej ajo se çfarë ka ndodhur para 20 marsit. Dhe nëse flasim se si kanë shkuar punët në MPJ para 20 marsit e tutje po besoj që kemi shumë për të hetuar edhe për të dëshmuar për krejt manipulimet që janë bërë nga ministrat paraprak në të kaluarën. Këtë çështje duhet ta diskutojmë në një seancë tjetër kur këtu do të jetë edhe Ministrja Gervalla dhe kur ta dëgjojmë edhe opinionin e saj për krijimin e Komisionit. Dhe sigurisht ne si GP ne një moment tjetër do ta pranonim, por sot jo”, ka thënë ajo.

Themelimin e këtij Komisioni e ka përkrahur edhe deputet e LDK-së dhe AAK-së.

Të ngjashme