PDK kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për murin në Veri

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 10:32 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Mitrovicë ka iniciuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për të diskutuar vendosjen e murit përtej urës së Ibrit.

“Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë përmes grupit të këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës kemi kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal që të thirret mbledhje e jashtëzakonshme për t’i diskutuar këto problematika dhe për të marrë qëndrime në lidhje me vendosjen e Murit tek Ura e Ibrit, si dhe shumë probleme të tjera të cilat po e rëndojnë jetesën e banorëve që jetojnë ne veri të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Anëtarët e Grupit Parlamentar të PDK-së kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme. KLIKO

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme