PDK në Ferizaj: Kryetar mos puno kundër bizneseve

Prishtinë | 20 Gus 2016 | 15:03 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Ferizaj, ka kritikuar kreun e kësaj komune Muharrem Svarqa, për padrejtësitë që po u bënë bizneseve.

PDK e Ferizajt thekson se me vëmendje të plotë i ka përcjell shqetësimet e banorëve, por në fokus të bizneseve që janë një numër i madh në rrugën “Driton Islami”.

“Ankesat e këtyre janë adresuar edhe tek PDK në Ferizaj, që fatkeqësisht jemi bërë zëri i vetëm i qytetarëve ndaj padrejtësive të përditshme  nga ana e këtij pushteti të udhëhequr nga kryetari Muharrem Svarqa që po ju bëhen qytetarëve dhe bizneseve të cilat ishin promotor i zhvillimit ekonomik të Ferizajt”, ka thënë Selim Marevci, drejtor i Departamentit të Administratës i degës së PDK-së Ferizaj.

Sipas tij, në takimet publike të vitit 2013 me banorë dhe biznese gjatë projektimit, është kërkuar nga bizneset që mos të ketë barriera në mes të rrugës, çka është parë si shumë e arsyeshme dhe është pranuar nga kryetari Aliu në atë kohë.

“Është më shqetësuese dhe nuk po arrijmë ta kuptojmë këtë kryetar përse asnjëherë nuk po i merr për bazë kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve, edhe pse këto kërkesa janë pranuar nga ish-kryetari Aliu, për heqjen e barrierave në mes të rrugës që me të drejt bizneset theksojnë që kjo ndarje me pengesa në mes të rrugës i dëmton jashtëzakonisht”.

“Ne ju bëjmë me dije pushtetit, sepse qytetarët dhe bizneset e Ferizajt e dinë këtë, që kërkesat e tyre ndaj pushtetit të udhëhequr nga PDK-ja me Ferizajn, kanë qenë urdhër për ne. Edhe ky projekt në fjalë është projekt i PDK-së në Ferizaj, por një kërkesë të ngjashme kishim edhe në vitin 2013 nga ana e bizneseve për rrugën ‘Rexhep Bislimi’, që pavarësisht që ishin paraparë barrierat, projekti u ndryshua dhe u bë ashtu siç është sot dhe siç ju është përshtat qytetarëve”, ka thënë Marevci.

Ai ka shtuar se për këtë arsye edhe ndriçimi i rrugës “Driton Islami”, njëjtë si ajo e rrugës “Rexhep Bislimi” është vendosur në dy anët e rrugëve, dhe “jo në mes të rrugës siç vendoset kur ka barriera në mes. Po ashtu kemi rastin kur janë vendosur barriera, por tani ato janë duke u hequr, për arsye që po i kërkojnë edhe bizneset tek ne, fjala është për magjistralen Ferizaj-Prishtinë”.

“Kryetari Svarqa ka kontraktuar kompani për të vendosur barrierat, ndërsa pas disa jave dhe muajve, kinse për interes të bizneseve t’i heq po këto barriera të cilat me ngulm donë t’i vendosë tani. Dhe me këtë ta dëmtojë prapë buxhetin e shtetit”.

“Ne i bëjmë apel kryetarit Muharrem Svarqa që një herë të vetme të reflektojë ndaj kërkesave të  qytetarëve në theks të veçantë ndaj këtyre banorëve të kësaj rruge dhe t’ju përgjigjet kërkesave të tyre, në mënyrë që ky vit i fundit që i ka mbet si kryetar i Ferizajt, të kujtohet së paku për një punë të mirë që ka bërë për këtë qytet”, ka thënë Marevci.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme