Kryesia e Degës së PDK-së në Podujevë ka mbajtur një mbledhje për shqyrtimin dhe konsolidimin e mëtutjeshëm të aktivitetit të saj me strukturat e partisë.
Aty u konstatua se përkundër lëshimeve eventuale, kjo degë ka bërë një punë të madhe nëpërmjet këshilltarëve të vet, të cilët kanë denoncuar shumë raste të keqmenaxhimit, uzurpimit dhe shkelje tjera të pushtetarëve, si në sferën e arsimit, po ashtu edhe në sfera tjera.
Anëtarët e Kryesisë qendrore diskutuan edhe për një riorganizim më të mirë të strukturës së degës, duke i përfshirë shtresa të ndryshme të qytetarëve, me theks të veçantë përfshirjen e të rejave dhe të rinjve me shkollim akademik në vendimmarrje, në mënyrë që ata të japin kontributin e tyre për projekte të ndryshme dhe të bëjnë më të lehtë zgjidhjen e problemeve shumta të qytetarëve llapjan, të cilat janë krijuar nga qeverisja e shëmtuar e pushtetit lokal në Podujevë.
Kryesia zgjodhi edhe një Komision për hartimin e një projekt-programi për aktivitet politike me qytetarët dhe grupet e interesit.
Kryesia në këtë takim zgjodhi Flakron Gashi, zëdhënës të degës.