Kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Podujevë në mbledhjen e radhës të mbajtur me datë 17 korrik 2018, vlerësoi procesin zgjedhor të Rinisë Demokratike në degën e Podujevës, ku theksoi se ky proces zgjedhor ka qenë demokratik, transparent dhe i hapur për të gjithë, deri në përfundimin e tij.
Po ashtu u tha se gjatë gjithë procesit, por edhe pas përmbylljes nuk ka pasur asnjë ankesë nga nëndegët dhe strukturat zyrtare të partisë.
Gjatë këtij takimi, dega e PDK-së në Podujevë tha se iu jep mbështetje të plotë të gjithë të zgjedhurve nëpër nëndegë, kryetarit të Rinisë Demokratike në nivel dege, Alban Durmishit, si dhe anëtares së kryesisë qëndrore të Rinisë Demokratike, Floreta Zejnullahut.
Kryetari i degës, Muhamet Latifi në emër të degës falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit zgjedhor dhe të gjitha strukturat e partisë që dhanë kontribut në këtë proces dhe njëherit mbështetje të pakontestueshme të gjithë atyre që ju bashkuan Dekadës së Re.