Kandidatët për deputetë të PDK-së nga rajoni i Prizrenit, Luljeta Veselej-Gutaj, Nezir Çoçaj, Nait Hasani dhe Nijazi Kryeziu të shoqëruar nga anëtarë të shtabit zgjedhor të degës së PDK-së, sot gjatë ditës takuan përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit në Prizren.
Ata para një numri të madh të përfaqësuesve të sindikatës së arsimit prezantuan Platformën politike të PDK-së, e cila bazohet në një program me 7 sektor të përgjithshëm prioritar dhe me mbi 99 veprime konkrete.
Programi i PDK-së në prioritetet e veta ka përkujdesjen institucionale për të gjitha kategoritë shoqërore e përkushtim i veçantë do t’i kushtohet rritjes së pagave për sektorin e arsimit për 30%, kanë deklaruar kandidatët e PDK-së, si dhe trajtim meritor për kategoritë e fushës së arsimit.
Digjitalizimi i shkollave, Modernizimi i Korikulës dhe Inovacionit, do të mundësoj që brenda katër viteve të gjitha shkollat të pajisen me kompjuter dhe qasje në internet. Ky hap do të jetë i domosdoshëm në ngritjen e cilësisë në mësim nxënie dhe mësim dhënie.
Partia Demokratike e Kosovës, përmes programit të saj, do të krijoj rritje ekonomike, hapjen e vendeve të reja të punës dhe mundësi për të gjithë pa dallime.
Zhvillimi ekonomik prej 8%, që do të realizohet duke rritur IHD nëpërmjet implementimit të menjëhershëm të Ligjit për investime strategjike, kreditimit të sektorit privat, rritjen e prodhimit vendor dhe rritjen e eksportit në mallra e shërbime, do të jetë garancë e fuqishme e stabilitetit ekonomik financiar të vendit, e ku si rezultat rritja e pagave për sektorin e arsimit do të jetë e mundshme qysh në vitin e parë të mandatit qeverisës.
PDK ka treguar përkushtim institucional dhe vullnet politik që të këtë përkujdesje të dinjitetshme për punëtorët e arsimit, kjo është dëshmuar me rritjen e pagave gjatë mandateve qeverisëse të PDK-së.