Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, akoma nuk ka zyrtarizuar ndonjë kandidat në garën për të parin e kësaj komune.
Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, shefi i grupit të asambleistave të PDK-së në Suharekë, Jeton Rrakaqi.
Rakiqi thotë se në fund të javës së ardhshme do të vendoset për kandidatin.
“Nuk është caktuar akoma kandidati. Ende në Suharekë nuk kemi mbërri me zyrtarizu kandidaturën. Besoj në fund të javës tjetër arrin edhe qendra me përmbyll këtë cikël”, deklaron ai.
Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj sot ka folur rreth kandidaturës së Uran Ismailit për kryeqytetin.
Në një paraqitje para mediave, ai ka thënë se ish-ministri i shëndetësisë mbetet favorit, por që deri më tani s’ka asgjë zyrtare.