Vëzhgues të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, kanë raportuar për parregullësi të procesit zgjedhor në dia qendra votimi. Është shqetësues fakti se në pesë vendvotime kanë munguar nga një fletëvotim, gjithsej pesë fletëvotime për kryetar komune
Në shkollën fillore “Abdullah Shabani” është konfirmuar nga KKZ-ja se në dy vendvotime, 1102/13 dhe 1102/16R, numri i nënshkrimeve nuk përputhet me numrin e fletëvotimeve për kryetar komune. Më saktë në këto dy vendvotime mungon nga një fletëvotim për kryetar komune.
Gjithashtu dyshohet se në shkollën fillore “Migjeni”, poashtu mungojnë dy fletëvotime për kryetar komune. Vëzhguesit e PDK-së kanë raportuar edhe për mungesën e një fletëvotimi për kryetar komune në vendvotimin 1113b/1R, në shkollën fillore në “Trepçë”.
Dega e PDK-së në Mitrovicë shpreh shqetësimin se kjo po shndërrohet në dukuri, prandaj kërkon nga organet kompetente që të ndërmerr masa sa më parë për ndaljen e këtyre veprimeve, të cilat mund ta dëmtojnë seriozisht procesin zgjedhor në Mitrovicë