Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Betim Berisha, në një konferencë për media, ka thënë se procesi zgjedhor po shkon në rregull.
“PDK nuk ka shënuar asnjë incident në terren. Asnjë incident nuk do ta prish imazhin e qytetarëve të Drenasit, të cilët po votojnë në mënyrë demokratike. Ftoj qytetarët që te mos bien pre e disa deklaratave të pa matura për prishje të procesit”, tha Berisha.
Ai ka mohuar raportimet e Nismës se në disa qendra ka pasur parregullsi.
“Sidomos në fshatin Stankoc mund të them se procesi po shkon në rregull. Më saktësisht ka qenë zyrtari i Nismës, Shyqyri Bytyqi, që ka bërë shantazh dhe presion me disa xhipa që qytetarët te votojnë për kandidatin e tyre, Isa Xhemjlaj”, tha Berisha.