PDK: Të respektohet Kushtetuta në bisedime, do të ftojmë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës i konsideron zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Pritjet e mëdha qytetare dhe të PDK-së për një marrëveshje finale që garanton njohjen e ndërsjellë, janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit shtetëror të Kosovës.

Në takimin e përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së, është konstatuar e rrezikshme rrëshqitja e delegacionit shtetëror nga bisedimet për marrëveshje finale e të obligueshme ligjore, në biseda për tema me karakter teknik.

PDK kërkon nga delegacioni shtetëror i Kosovës që të respektohet Kushtetuta e vendit. Bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës, janë anti-kushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit.

PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e Mini-Shengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës.

PDK është për Shengen, por, jo për Mini-Shengen.PDK përshëndet paralajmërimin e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Natanyahu për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit të tij. Roli i Presidentit Trump në këtë proces ishte i jashtëzakonshëm.

Kjo i kontribuon hapjes së një kapitulli të ri mes dy vendeve tona. Me qëllim të transparencës më të madhe dhe dhënies së llogarisë para Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve, PDK do të kërkoj seancë të jashtëzakonshme në ditët e ardhshme. Ftojmë të gjitha partitë politike t’i bashkohen kësaj iniciative të domosdoshme.


Të ngjashme