Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Faton Peci dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Anila Denaj, kanë shkëmbyer dhurata pas takimit bilateral që kanë zhvilluar të dy homologët të premten, raporton Ekonomia Online.
Ministri Peci i dhuroi një dhuratë me produkte vendore, ndërsa ministrja Denaj i dhuroi një simbol të veshjeve shqiptare e cila njihet me emrin “xhubleta”.
Ministrja Denaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë dhe gjatë kësaj vizite ajo se bashku me ministrin Peci do të vizitojnë disa fermerë në vend.