Peci: Në çdo cep të Kosovës, kemi rikthyer besimin në institucionet vendore

Prishtinë | 31 Mar 2024 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë,  Faton Peci, ka vizituar sot në orët e hershme të mëngjesit njërin nga fermerët në Klinën e Epërme.

Peci, ka thënë se Rasim Bajraktaraj, punon bashkë me familjarët e tij 15 hektarë tokë dhe mbarështon 30 viça për majmëri, raporton Ekonomia Online.

Ministri, shton se Bajraktaraj , është edhe përfitues i grantit në vlerë prej 93,000 euro.

Postimi i plotë i ministrit:

Mirëmëngjes nga Klina e Epërme, aty ku pas shtatë viteve me rradhë, ka triumfuar meritokracia!

Rasim Bajraktaraj, është përfitues i grantit në vlerë prej rreth 93,000 euro, në tentativën e tij të shtatë, për ndërtimin e shtallës me infrastrukturë përcjellëse.

Së bashku me familjen punon 15 hektar tokë ndërsa mbarështon rreth 30 viça  për majmëri në vit.

Në çdo cep të Kosovës, kemi rikthyer besimin në institucionet vendore përmes parimit të meritokracisë dhe transparencës.

Të ngjashme