Peci për kompensimin e komunave të prekura nga vërshimet: Raporti shumë shpejt miratohet në Qeveri

Prishtinë | 15 Maj 2023 | 13:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se shumë shpejt pritet që komunat e prekura nga vërshimet të kompensohen, raporton Ekonomia Online.

Peci sqaroi se ekziston një raport final që është dërguar në Ministri të Financave dhe pritet që njërën nga mbledhjet e Qeverisë të miratohet.

Këto komente ai i bëri pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me kryetarët e komunave.

“Nga shtatorit të vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim për themelimin e një sekretariati. Tash e tutje, kompensimet për të gjitha veprimtaritë do të ekzekutohen nëpërmjet këtij sekretariati. Ne kemi informacion se tashmë ekziston një raport final dhe ai është dërguar në Ministri të Financave dhe pritet që njërën nga mbledhjet e Qeverisë të kompensohen”, deklaroi Peci.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe ajo e tatimit në pronë dhe krijimi i hapësirave të përshtatshme për tregtimin e kafshëve.

“Ishte në takimeve që kryeministri bashkë me një pjesë të kabinetit i realizoi me kryetarë të komunave. Janë diskutuar një mori temash të fushave të caktuara që kanë të bëjnë me tatimin në pronë të komunave, për menaxhimin më të mirë financiar, mandej çështjet që kanë të bëjnë me pronat që janë pjesë e menaxhimit të AKP-së dhe Agjencisë për Menaxhimin e Pyjeve. Çështje tjetër që e shtrova si ministër që tashmë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës është pjesë e institucionit që unë e drejtoj, pata një kërkesë për kryetarët e komunave, mes tjerash është çështja që është detyrim ligjor i komunave të Kosovës që të gjejnë hapësira të përshtatshme të ofrimit të veprimtarisë për tregjet por gjithashtu edhe për tregjet ku bëhet tregtimi i kafshëve dhe i shpezëve, sikurse ju e dini që ditëve të fundit kam marrë një sërë aktivitetesh bashkë me inspektoratin e AUV-it në funksion të ruajtës së shëndetit publik që thjesht këto hapësira të dedikuara u takojnë ekskluzivisht komunave”, u shpreh Peci, teksa foli edhe për Ligjin për Menaxhimin e Pyjeve.

Për këtë të fundit, Peci tha se për 12 vite, komunat nuk kanë treguar performancë të mirë në parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve.

Peci deklaroi se ky Ligj është “shëtitur nëpër sirtarët e qeverive paraprake për shumë vite”.

“Prej katër çështjeve që ata i kanë adresuar ka qenë edhe çështja e pronave që menaxhohet nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, po u është ofruar zgjidhje për shkak se të azhuritetit që e kemi në punë, kemi aprovuar Ligjin për Pyjet e Kosovës, i cili ka qenë Ligj që është shëtitur nëpër sirtarët e qeverive paraprake për 10 vite dhe tash ka një muaj prejse është aprovuar ky ligj dhe rrjedhimisht përmes mekanizmave përcjellës ne do të ofrojmë zgjidhje për komunat e Kosovës për projektet që është në interes publik, siç  janë parqet, rrugët që lidhin qytetet e ndryshme ose të gjitha ato që vlerësohen me interes publik, por njëkohësisht njëra prej arsyeve përse e kemi aprovuar, është për shkak se komunat nuk kanë treguar performancë të mirë për 12 vite në aspektin e parandalimit të prerjeve ilegale dhe menaxhimit të pyjeve të Kosovës”, deklaroi Peci.

Të ngjashme