Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ministri përmes disa fotografive, ka theksuar se me shtetin suedez takimi është zhvilluar për bashkëpunim më të thellë ndërshtetëror.
“Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë të cilat kanë ndikuar në reduktimin e prerjeve ilegale përmes zbatimit të Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030 dhe punës së Task Forcës për mbrojtjen e pyjeve”, ka thënë ndër tjera ministri Peci.
Postimi i plotë:
Sot zhvilluam takimin vjetor mes Suedisë dhe Kosovës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror!
Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë të cilat kanë ndikuar në reduktimin e prerjeve ilegale përmes zbatimit të Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030 dhe punës së Task Forcës për mbrojtjen e pyjeve.
Nga viti 2021 deri në 2023, kemi pyllëzuar rreth 1.5 milion fidane ndërsa në kontekstin e digjitalizimit jemi në proces të investimit të1.5 milionë eurove për realizimin e Kadastrit Pyjor.
Po hartojmë planin kombëtar për menaxhimin e gjuetisë, faunës së egër dhe ekoturizmit, dhe kemi krijuar 7 njësi emergjente për trajtimin e zjarreve pyjore.
Sektori pyjor kontribuon ndjeshëm në ekonominë e vendit e në këtë mënyrë synojmë zbatimin e Objektivit të 15-të të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Duaj dhe ruaj pyjet!