Pedofili shqiptar arrestohet në Itali

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:44 | Nga

Një 68-vjeçar nga Tirana është arrestuar,pas denoncimit të disa vajzave të mitura italiane, të cilat i kishte joshur dhe u kishte kërkuar video erotike, duke i përdorur më pas si shantazh që të marrë të reja.

Ai kishte hapur një profil fals në Facebook, ku pretendonte se ishte një djalë 12-vjeçar, duke lidhur kontakte me vajza të mitura italiane, të cilave u kërkonte të bënin video erotike në kamera, duke iu regjistruar.

Më pas ai i kërcënonte ato se nëse nuk i dërgonin sërish do t’ua publikonte ato të mëparshmet në rrjetet online, raporton “Panorama”.

Por pas disa muajsh ato e kanë denoncuar në prokurorinë italiane, të cilat pas një vëzhgimi të rastit kanë zbuluar se pika nga ku ai ishte lidhur me internet, vinte në një qendër kompjuterike, në periferi të Tiranës.

Më pas ata kanë mundur ta lokalizojnë, duke e arrestuar, ndërsa sipas mediave italiane thuhet se rrezikon deri në 9 vite burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme