Peja e mund thellë Trepçën në “Karagaç”, e barazon serinë

Prishtinë | 07 Maj 2023 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës në ndeshjen e dytë të serisë finale me rezultat 107-79

Çereku i tretë ishte i vetmi që u mbyll me rezultat të barabartë 24-24, në ndeshjen e dytë së serisë finale.

Por, Peja është duke e mbajtur epërsinë e thellë që e ka krijuar nga dy çerekët paraprak.

Pejanët janë duke fituar me rezultat 81-56.

Skuadra vendase e fitoi çerekun e dytë me rezultat 21-16, për rezultatin final të pjesës së parë 57-32.

Ndërkohë, çereku i parë përfundoi me shifrat 32-14 në të mirë të Pejës.

Të ngjashme