Peja përfiton 16.6 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 14:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sektori i ujit të Kosovës përfiton nga një projekt i madh për trajtimin e ujërave të zeza: Qeveria Zvicerane, Republika Federale e Gjermanisë, përmes KfW-së (Banka Gjermane për Zhvillim), Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Pejës bashkojnë forcat për të ndërtuar një impiant të ri për trajtimit e ujërave të zeza në Pejë.

Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me Qeverinë Federale të Gjermanisë përmes KfW-së, Qeverinë e Konfederatës Zvicerane përmes SECO-së, Komunën e Pejës, si dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në  Pejë, nënshkruan sot Marrëveshjen për Mënjanimin e  Ujërave të Zeza në Jugperëndim të Kosovës-Faza IV, respektivisht për Komunën e Pejës, e cila marrëveshje është në shumën prej 16.6 milionë euro  për të mbështetur përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza në Pejë.

Kostoja e përgjithshme e vlerësuar për projektin llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro. Financimi përbëhet nga një grant prej 8 milionë euro nga Qeveria e Zvicrës, 9 milionë euro grant në kuadër të Bashkëpunimit Financiar Gjerman dhënë nga KfW-ja. Ndërsa fondet e mbetura për projektin do të sigurohen nga Republika e Kosovës dhe Komuna e Pejës.

Ministri i financave, Avdullah Hoti, theskoi se nënshkruam një projekt me palën gjermane për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Pejës që është pjesë e një projekti prej 25 milionë euro për Pejën.

Hoti falënderoi qeverinë gjermane dhe atë zvicerane për mbështetjen e këtij projekti.

“Ky është një hap i ri që po i sjellim të gjithë donatorët së bashku në implementimin e këtij projekti. Ky projekt do të jetë i jashtëzakonshëm për qytetarët dhe komunën e Pejës”, tha Hoti.

Gazmend Muhaxheri, theksoi se është projekti më i madh që është realizuar në Pejë në 35 vitet e fundit.

“Do të kemi një ambient që do tu ofrojë qytetarëve një jetë më të mirë. Projekti do të zgjasë dy vjet derisa të realizohet. Jemi të përkushtuar në ndërtimin infrastrukturës”, tha Muhaxheri.

Ky projekt është një nga investimet më të mëdha në sektorin e ujërave të zeza në Kosovë. Projekti nuk është i rëndësishëm vetëm për qytetin e Pejës, por ka efekt ndërkufitar për të gjithë vendin ku përbëhet nga komponentët kryesore: ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, ndërtimi i një kolektori të ri dhe rehabilitimi i kolektorit të vjetër në qytet. Për më tepër, projekti përmban masa për rehabilitimin e rrjetit të ujërave të zeza në pikat kritike në qytetin e Pejës.

Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza do të ketë kapacitet ekuivalent për 60 000 banorë.

Projekti është një prioritet i lartë në kompaninë e ujit dhe Republikën e Kosovës. Projekti do të mbrojë lumin Drin në Pejë si dhe do të bëjë të mundur që Kosova të bashkoj nismat ndërkufitare.

Angazhimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Financiar gjatë 17 viteve të fundit për Kosovën arrijnë në rreth 320 milionë euro dhe  përqendrohen në mbështetjen e infrastrukturës komunale, sektorin financiar dhe të energjisë.

Sektori komunal i infrastrukturës është një segment kryesor në kuadër të Bashkëpunimit Financiar Gjerman me Kosovën. Bashkëpunimi përqendrohet në nevojën për investime afatgjata në ndërtimin e impianteve të reja të ujit dhe ujërave të zeza, rehabilitimin e rrjetit urban, ndërtimin e rezervuarëve, instalimin e pompave, dhe mbrojtjen e burimeve ujore.

avdullah-hoti avdullah-hoti1

 

 

 

Të ngjashme