Peja u jep bizneseve tokë në shfrytëzim për 45 vjet

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 11:15 | Nga

Komuna e Pejës e ka përfunduar procesin për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale për industrinë e drurit.

Toka që u është dhënë në shfrytëzim bizneseve të kësaj fushe, gjendet në lokacion e quajtur Zagermë, poshtë bazës ushtarake të KFOR-it italian në Pejë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komisionit komunal për dhënie të tokës komunale në shfrytëzim, Jeton Abazaj, thotë se 368 arë tokë komunale u është dhënë gjashtë bizneseve në shfrytëzim për 45 vjet.

Për këta 45 vjet, sipas tij kjo pronë do të figurojë si pronë e këtyre bizneseve në fletët poseduese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme