Pejë: Arrestohet serbi që shkaktoi aksident trafiku

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Në Pejë është arrestuar një person i dyshuar i komunitetit serb, pasi siç njofton policia, përderisa ishte duke drejtuar veturën nen ndikim te alkoolit, e kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe kishte dalë në shirit të kundërt qarkullues dhe ishte aksidentuar me një veturë tjetër që drejtohej nga viktima, gjegjësisht një mashkull shqiptar.

Si pasojë e aksidentit, viktima dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër te prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme