Pejë: burrë e grua rrahen mes vete, përfundojnë në Polici

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Në Polici raportohet se në një familje në fshatin Katund i Ri në Pejë ka ndodhur një konflikt mes bashkëshortëve.

Konflikti mes tyre dyshohet se nisi pas një zënke, e cila pasoi me sulm, me ç’rast dyshohet se gruaja dhe burri i saj e kanë goditur njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime trupore, për çka u desh edhe ndërhyrja e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se ngjarja dyshohet se ndodhi në shtëpinë e tyre, pasditen e së dielës, ku të dy bashkëshortët janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur.

Posa rasti është raportuar në Polici, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shoqëruar dy palët në stacion për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet ndaj tyre, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme