Pejë, Gjykata dënon me burg dy grabitës

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me burg dy persona

Xh.D, shtatë vite dhe gashtë muaj, dhe XH.B. katër vite, për veprën penale grabitje.

Kjo Gjykatë më tej thotë se këta persona kanë edhe dënim më gjobë njëri 2000 euro dhe tjetri 500 euro.

“Të pandehurit XH.D dhe XH.B, gjykata i ka shpallë fajtor për shkak se me datë 29.12.2013, rreth orës 02.00 të mëngjesit, në Pejë, të pandehurit duke vepruar në grup dhe me armë, kanë sulmuar jetën e të dëmtuarve, me qëllim që vetës ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që njëri i pandehur pasi që paraprakisht e kishte përcjell të dëmtuarin dhe atë tri natë rresht para natës kritike, duke qëndruar në këtë lokal nga momenti i hapjes e gjer në fund të orarit, kurse të tjerët kanë bërë roje jashtë lokalit dhe në momentin kur i pandehuri ka kuptuar se i dëmtuari ka një shumë të madhe të parave të fituar gjatë lojës së klientëve, i njëjti nga brendia e bastores përmes telefonit i njofton të pandehurit e tjerë dhe del së bashku me mysafiret e tjerë që kanë qenë duku luajtur në bastore, i njëjti pasi që del, kollitet e më pas dy të pandehurit e tjerë, pas pesë minutave pasi që largohen mysafiret, hyjnë në lokal, me maska në kokë, dorëza në duar dhe armë automatike, kërkojnë nga të dëmtuarit para, në atë moment një i dëmtuar ka arritur që të ikë dhe të fshihet në podrum kurse i dëmtuari tjetër niset në drejtim të të pandehurit dhe në momentin kur i afrohet të pandehurit ky i fundit shtinë në drejtim të dëmtuarit duke e plagosur, më pas të pandehurit marrin shumën e të hollave prej 8.000 € dhe ikin nga vendi i ngjarjes, me çka të pandehurit kanë kryer vepër penale të grabitjes dhe armëmbajtjes pa leje”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme