Pejë: Kanosi me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it, arrestohet

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Pejë pasi ka kanosur me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it.

Policia njofton përmes raportit, se punëtorët ishin duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur  me një sëpatë dy viktimat meshkuj K/shqiptar punëtor të KEDS-it të cilët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme