Pejë, konfiskohen 1724 paketime të barnave pa banderola

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Policia raporton se dje në Pejë në bashkëpunim me inspektorët e  Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë konfiskuar 1724 kuti të barnave pa banderola.

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit në Pejë  në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë gjet dhe konfiskuar  1724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderola”.

“Lidhur me rastin  është njoftuar Prokurori dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme