Penguan zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, arrestohen dy persona në Podujevë

Prishtinë | 22 Shk 2026 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar në mënyrë aktive zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ata kanë kundërshtuar kontrollin e policisë ndërkohë që ndodheshin në veturë, me tre dëshmitarë të tjerë të pranishëm.Gjatë ndalimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor

Të dy të dyshuarve u është ofruar gjithashtu tretman mjekësor, dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme