Pensionistët kërkojnë nga SBAShK-u ndërprerjen e grevës, për vete duan trajtim dinjitoz

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës janë mbledhur për ta shfaqur shqetësimin e tyre në lidhje me mos-ndërprerjen e grevës, raporton Ekonomia Online.

Pensionistët kanë kërkuar fillimin e mësimit dhe kanë bërë thirrje për dialog mes sindikatave dhe qeverisë.

Mosha e tretë përveç përfundimit të grevës në arsim kërkon edhe trajtim të tyre në mënyrë më të dinjitetshme.

Kryetari i Lidhjes së Organizatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të punës, Njazi Gashi u bëri thirrje Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut që të gjejnë zgjidhje.

“Nuk jam pro SBASHK-ut, por nuk jam as pro sjelljes së qeverisë ndaj kësaj situate. Sepse unë mendoj se që të dyja palët e kanë një pjesë e të fajit për këtë situatë”.

“E thërras qeverinë gjegjësisht MASHTI-in dhe SBASHK-un le të ulen të diskutojnë me ditë dhe javë të tëra të bëjnë presione në mënyra të ndryshme ndaj njërit-tjetrit, por jo presione dhe veprime që reflektojnë në dëm të procesit mësimor”.

Ismajl Muçiqi i cili ishte iniciatorë i kësaj mbledhje, tha se gjyshërit do të detyrohen t’i marrin nipat dhe mbesat t’i dërgojnë para shkollave.

“Mendoj që ne duhet me dal prej këtij forumi me një qëndrim si pensionistë që t’i preferojmë edhe Qeverisë por edhe SBAShK-ut që një afat të caktuar gjatë javës të hapen shkollat dhe të filloj mësimi”.

“Përndryshe, nuk është e tepërt që të gjithë gjyshërit t’i marrin mbesat dhe nipat për dore e t’i dërgojnë në shkollat që janë të regjistruara”.

Avdi Gjonbalaj tha se fëmijët nuk duhet të përdoren si mjet shantazhi.

“Sikurse të dilnin punëtorët e arsimit dhe të protestonin në orën 18:00 me dal ata pa fëmijët tanë mos me i kushtëzua në shkollim ndoshta u isha bashkangjitur edhe unë për nevojat e tyre”.

“Përndryshe me i përdorë fëmijët si mjet shantazhi është e palejueshme nuk ka demokraci sepse është goditje e demokracisë. Jam gjysh i tre nipave dhe kur i shoh ata duke u sjell tmerri më kap nuk është e lejueshme që ata me i përdor fëmijët tanë dhe me thanë ose na e bënë kështu ose grevë. Prandaj ajo grevë është me prapavijë dhe pastër politike”.

Pensionisti, Asllan Asllani tha se është jo njerëzore që fëmijët të qëndrojnë në shtëpi, raporton EO.

“Mëkati i madh që nxënësit tanë të mbesin në rrugë në këtë kohë është një kohë e përshtatshme që ne të ndihmojmë qeverinë që t’i jap fund bisedave me Serbinë, t’i japim fund ashtu si ne dëshirojmë si shtet i pavarur nga Serbia tani të bëjnë greva në këtë kohë sipas meje është me prapavijë. Pse të mbesin fëmijët pa shkua në shkollë? Të gjithë jemi të pakënaqur e pagat dhe rrogat kemi bërë shumë për të ardhur në këtë kohë, ua shoh për të madhe edhe pa njerëzore të gjithë atyre që punojnë në arsim që ngritën për 100 euro dhe fëmija mbesin në rrugë”.

“Propozoj që të japim kontributin tonë edhe nëse është nevoja me shkua me punua pa pare hiq, shkoj e mbaj mësimin pa rrogë, kam punua 10 vite në arsim kurrë nuk jam ankua për asgjë kanë qenë kushte të vështira atëherë iu ka dhënë mundësia me protestë edhe demokracia ka kufi, e jo demokraci me bë çka të duan. Shtatë ditë mos me shkua në punë e ka humb vendin e punës menjëherë e kisha shpall konkursin”.

Të ngjashme