Pensionistët në kryeqytet me transport urban falas

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 09:34 | Nga

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pensionistët e kryeqytetit do të mundë të udhëtojnë gratis në të gjitha linjat kur të mbarojë reforma e transportit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky premtim është bërë pas ngritjes së shqetësimit të pensionistëve se nga dhjetë linja të trafikut urban që ka Prishtina, vetëm në dy prej tyre ka gjetur zbatim vendimi i kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, që pensionistët të mos paguajnë bileta të udhëtimit nëpër qytet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme