Pensionistët më të dëmtuarit nga pabarazia e të ardhurave

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 16:12 | Nga

Te asnjë grupmoshë në Zvicër nuk janë aq të mëdha dallimet në të ardhura sa te pensionistët. Kështu sipas gazetës “NZZ am Sonntag” e cila i referohet një studimi të bankës “Credit Suisse”, dallimet financiare te personat mbi 65 vjeçar janë enorme.

Kjo argumentohet me faktin se 20 përqindëshi i familjeve më të pasura pensioniste ka një mesatare të ardhurash mujore prej 11 mijë frangash, transmeton albinfo.ch.

Kjo, ndërkohë që 20 përqindëshi më i varfër duhet të “kënaqet” me një mesatare prej vetëm 3000 frangash.

Arsyeja kryesore e një dallimi të tillë, sipas studimit në fjalë qëndron te pabarazia e fondeve të “shtyllës së dytë” për pensionim që kanë paguar pensionistët e sotëm të dy kategorive të përmendura. 20 përqindëshi i pasur merr për çdo muaj nga shtylla e dytë e sigurimit pensional mesatarisht nga 5 050 franga ndërkohë që 20 përqindëshi tjetër, vetëm nga 290 franga.

Ndryshe nga shtylla e dytë, e para, ajo e pensioneve bazë është e ndarë në mënyrë relativisht të barabartë për kategoritë e ndryshme të të ardhurave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme