Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka bërë Eden Hazardin e Chelsea topprirotet për verën që po vjen.
Pavarësisht se ka shënuar rekord me dekorimin si kampion në sezonin 2017/2018, trajneri spanjoll dëshiron që edhe më, ta përforcojë repartin sulmues, shkruan DailyStar.
Dhe këtë, Pep, dëshiron ta bëjë duke blerë Hazardin nga Stamford Bridge.
Ndaj edhe për të ka bërë gati 100 milionë funta për transferim si dhe një pagë për belgun që raportohet se do të vlejë 300 mijë funta në javë.
Megjithatë The Blues ende nuk janë bindur për ta shitur mesfushorin kreativ të tyre.