Gjatë javës së fundit (13-19 korrik) kanë ndodh 438 aksidente në Kosovë.
5 prej tyre kanë qenë me fatalitet, 138 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa nga 295 aksidente tjera nuk ka pas të lënduar.
Nga numri i madh i aksidente me 17 të këtij muaji Policia e Kosovës është detyruar të bëj apel për qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion, pas aksidenteve të shumta që kanë ndodh ditët e fundit.
“Ne apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga ligji për komunikacionin rrugor, t’i respektojnë shenjat, tu shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes, mos të drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit”.
“Kështu që t’iu shmangen aksidenteve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni si shqetësim që preokupon si qytetarët tanë, Policinë e Kosovës poashtu edhe akterët tjerë përgjegjës të kësaj fushe”.
Megjithë apelin e policisë vetëm në tri ditët e fundit kanë ndodhë 185 aksidente, prej tyre 2 kanë qenë me fatalitet./KK/