Për 24 orë 30 të arrestuar për mosrespektim të kufizimit të lëvizjeve

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar 30 persona për mosrespektim të kufizimit të lëvizjeve.

Arrestimet për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”, kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës.

Në raportin 24 orësh PK-ja njofton se arrestime ka bërë në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.

Në Prishtinë janë arrestuar 7 persona, në Prizren 9 dhe në Gjakovë 14.

Ky total rezulton të jetë më i vogël se dje. Dje janë arrestuar 70 persona në më shumë qytete të Kosovës.

Të ngjashme