Për 24 orë 42 aksidente e 1264 tiketa të shqiptuara

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë kanë ndodhur 42 aksidente në trafikun rrugor.

12 nga këto aksidente kishte edhe të lënduar, derisa 30 vetëm dëme materiale.

Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 1264 tiketa trafiku, derisa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 28 persona si të dyshuar.

16 nga këta persona kanë shkuar në mbajtje, e 3 në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme