Për 24 orë 56 aktakuza

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetenjë (21) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i shtetit, gjatë 24 orëve të fundi ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti të markës  “Toyota”,  si dhe çelësin e automjetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për  caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka bërë  një (1) kërkesë për sekuestrim dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, në pesë (5) raste të ndara.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme