Për 24 orë Prokuroria ka ngritur 47 aktakuza ndaj 53 personave

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore kanë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të ndryshëm.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të shtatë (7) personave të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshëm penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për arrest shtëpiak të gjashtë (6) personave.

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Vrasje në tentativë”.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza  kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur nëntë (9) aktakuza për dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna familje” dhe “ Vjedhja e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona  për 48 orë  me aktvendim të prokurorit kujdestar për vepra të ndryshme penale. Një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”, kurse një tjetër për veprën penale “Kanosja”.  Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për veprën penale “Kanosja”, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprat penale: ‘’Lëndim

i lehtë trupor’’ dhe ‘’Spiunazhi’’. Gjithashtu, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, si dhe janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për masën e arrestit shtëpiak kundër gjashtë (6) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Grabitje”. Po ashtu brenda 24 orëve Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                        ////////////////////

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkaq, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza  kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar personat me inicialet Sh.G., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna familje” nga neni 248 paragrafi 1, dhe

F.A., personi i lartcekur është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza për dhjetë (10) persona, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (2) persona për veprën penale “Sulmi”(Dhunë familje).

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona  për 48 orë  me aktvendim të prokurorit kujdestar për vepra të ndryshme penale. Një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”, kurse një tjetër për veprën penale “Kanosja”.

Kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit:

Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale si në vijim:

Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Sulm seksual”.

Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Spiunazhi’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së  paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja,  posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope

ose analoge’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për

këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i

narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’; dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për masën e arrestit shtëpiak kundër gjashtë (6) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm,  janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:   

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ” Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”;

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vjedhja e shërbimeve”;

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”.

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar dy persona të cilët dyshohen për veprën penale “Grabitje“.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulm“;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Narkotikë“;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“.

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy aktakuza kundër dy (2) personave për këtë vepër penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”.

Të ngjashme