Për 24 orë, Prokuroria ngriti 65 aktakuza kundër 71 personave

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Prokurori Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Vjedhja e rëndë”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, nga ky Departament janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, në Departamentin e  Përgjithshëm, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ngritur pesë (5) aktakuza për vepra të ndryshme penale ndaj gjashtë (6) personave. Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri për veprën penale “Grabitje, ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur gjithsej katër (4) aktakuza.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi ”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh,  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimetkërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë14 – 1771 – 1//
Prizren13 – 1513 – 3//
Pejë5 – 6////
Gjilan4 -4////
Gjakovë8 -81///
Mitrovicë9 – 9////
Ferizaj12 -121///
Totali65 – 71104 – 4//

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                       ///////////////////////////

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe pesë (5) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar për 48 orë një i pandehur nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në dy raste të ndara të dhunës në familje.

Në rastin e parë, është bërë kërkesë për caktimin i paraburgimit kundër një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” të KPRK-së. Ndërsa, në rastin tjetër është bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit tjetër për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:                                                                                                           

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Dy (2)  aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Aktakuzat:

Një (1) Aktakuzë për veprën penale “Grabitje”.

Dy (2) Aktakuza për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Dy (2) Aktakuzë për veprën penale  “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) persona, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’; dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të  dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Sulmi”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm,  janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:

Pesë  (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”;

Një    (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;         

Një    (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”.

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i paautorizuar i armës“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Narkotikë“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Vjedhje e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”; dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”

Të ngjashme