Për 24 orë, Prokuroria ngriti 69 aktakuza

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, si dhe ka bërë dy (2) kërkesë për bastisje.Nga bastisja e parë janë sekuestruar, 4.1 kg heroinë, një  (1) makinë për paketim të substancave narkotike, disa pllaka metali, disa bulona (pesë të makinës), një (1) telefon celular, njëqindepesëdhjetë (150 €) euro dhe katërqind (400) dinarë të Serbisë. Ndërkaq, janë bastisur disa barnatore në Deçan, me ç’rast janë konfiskuar disa barna dhe janë ndaluar dy persona.

Të ngjashme