Për 26% bie numri i nxënësve në shkolla, rritet i personelit me 2%

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Hulumtues në GAP Agron Demi ka shkruar se nga raporti i fundit publikuar nga GAP ku janë përfshirë 19 komuna, për 26% ka rënë numri i nxënësve ndërsa ai i personelit në shkolla është rrit për 2%.

Demi ka shkruar se qeveria e re sa I përket adresimit të këtyre cështjeve nuk ka asgjë në programin qeverisës.

Postimi i plotë:

Përderisa në mbarë vendin numri i nxënësve në dekadën e fundit ka rënë për 26%, numri i personelit në shkolla është rritur për 2%.

Në 19 komuna ku GAP ka siguruar të dhëna, janë 340 klasë që kanë 5 ose më pak nxënës.

Në njëren anë MASHT ua ndalon me ligj komunave që të investojnë në shkollat që kanë më pak se 210 nxënës, në anën tjetër i pengon komunat që ti mbyllin ato shkolla dhe ti bartin nxënësit në shkolla tjera. Rezultati: shkolla që nuk i plotësojnë as kushtet elementare higjienike.

Përderisa në Komunën e Vitisë numri i nxënësve për një dekadë ka rënë për 39%, numri i personelit është rritur për 10%.

Përderisa në Komunën e Fushë Kosovës numri i nxënësve është rritur për 17%, numri i personelit ka rënë për 1%. Kjo ngase niveli qendror i ka vendosur komunës kufizime në punësim, pa e marr parasysh numrin e nxënësve.

Kësisoj janë kriju aso dallime mes komunash ku relacioni nxënës-mësimdhënës shkon nga 23.7 në F.Kosovë deri në 8.2 në Kamenicë.

Krejt kjo për shkak të politikave të gabuara të qeverive të kaluara.

Si do ti qaset kësaj qeveria e re? 🤷

Të ngjashme