Për dëmtimin e varrezave ortodokse në Kllokot arrestohet një serb

Kllokot | 08 Dhj 2022 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Gjilan pas hetimeve të kryera dhe intervistimit të dëshmitarëve ka arritur të zbardhë rastin e lajmëruar më 2 tetor të këtij viti për dëmtim të varrezave ortodokse në Kllokot të Vitisë.

Sot është arrestuar si i dyshuar T.N., 37-vjeçar, mashkull serb i Kosovës, me vendbanim në qytetin e Kllokotit.

I dyshuari gjatë intervisimit, në prani të avokatit mbrojtës, e ka pranuar se e ka kryer të njëjtën vepër penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale, pas një pune operative-hetimore, intervistimit të dëshmitarëve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Gjilan në lidhje me rastin “Dëmtim i varreve apo kufomave” i cili ka ndodhur më datë: 02.10.2022 në qytetin e Kllokotit në varrezat Ortodokse, sot më datën 08.12.2022 është arritur të identifikohet dhe ta arrestohet i dyshuari T.N. (1985) (M/S/K) me vendbanim në qytetin e Kllokotit.

I dyshuari gjatë intervisimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën vepër penale.

Të ngjashme