Për dështimin në PISA, Bajrami fajëson edhe drejtorët politikë

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 13:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thirrur në takim drejtorët e arsimit, me të cilët biseduan për rezultatet e PISA 2015, të cilat nxorën në pah dështimet në sistemin arsimor në vend.

Me këtë rast ministri Bajrami tha se pas 16 vjetësh Kosova ka pasur nevojë për një konstatim të nivelit të arsimit.

Ai tha se Testi PISA ka nxjerrë pasqyrën reale të nivelit të arsimit në vend, raporton Ekonomia Online.

“Ky rezultat duhet të sjellë vetëdijesimin e arsimit parauniversitar dhe duhet te fillojmë një rimëkëmbje te sistemit arsimor. Sepse fëmijët tanë nuk janë me asgjë mbrapa krahasuar me fëmijët e rajonit”, ka thënë ministri Bajrami në mbledhjen me drejtorë të arsimit, me vetëm një pikë të rendit të ditës “Rezultatet e PISA 2015”.

I pari i arsimit, për gjendjen e krijuar në sistemin arsimor, ka fajësuar edhe politikën, e cila sipas tij, shpesh ka nxjerrë militantë politikë për drejtorë të arsimit.

“Në sistemin e arsimit ka faj edhe politika pasi që emërimi i drejtorëve të arsimit bëhet nga militantët politik, e që kjo nuk duhet të ndodh sepse dëmton edhe nivelin e arsimit si atë komunal por edhe qendror”, ka thënë Bajrami.

Ai ftoi drejtorët komunal që të fillojnë  me krijimin e koordinatorëve të cilësisë, të cilët do të ndikojnë në ngritjen e përgjegjësisë së mësimdhënësve, por edhe në përgjithësi ngritjen e cilësisë.

“Filloni t’i krijoni koordinatorët e cilësi nëpër shkolla dhe këta koordinator ju sugjeroj të  jenë mësimdhënësit më të mirë dhe jo ata që kanë mbetur pa orë mësimi, sepse shpesh po ndodh kjo, por kjo nuk duhet përsëritet. Niveli i cilësisë së shkollave bëhet nëse shkolla ka një koordinator kritik të cilësisë së shkollës përkatëse në të cilën është emëruar” iu ka thënë drejtorëve ministri Bajrami

Në këtë takim nuk kishte debat nga ana e drejtorëve pasi që një gjë e tillë nuk ishte parashikuar nga organizatorët e Ministrisë së Arsimit.

15536872_10211681988914873_813120945_o

Të ngjashme