Për nëntë muaj 3315 vjedhje, për ekspertët shqetësuese plaçkitjet e armatosur

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 08:35 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vjedhjet vazhdojnë të jenë dukuri shqetësuese për qytetarët dhe bizneset në vend. Që nga viti 2014 janë kryer 34 mijë e 137 vjedhje dhe 2683 tentativa të grabitjes në Kosovë, të dhënë këto të bazuara nga Policia e Kosovës.

Për 9 muaj të vitit 2019 janë kryer 3315 vjedhje dhe 280 tentativa të vjedhjeve. Por, për ekspertët e sigurisë shqetësuese mbetet plaçkitja e armatosur kohëve të fundit.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, i thotë Ekonomia Online se modeli i fundit i grabitjes me armë zjarri është transportuar nga Shqipëria, e cila po bëhet si shkas i papunësisë  dhe gjendjes se rëndë ekonomike e sociale.

“Viti paraprak ishte vit ka lër mbresa në kuptimin negativ për numrin e vjedhjeve e sidomos plaçkitje me armë zjarri. Ky fenomen nuk ishte në trend në vitet e mëparshme. Krahasuar me atë vit dhe vitin 2019 prapë së prapë numri i vjedhjeve nuk lënë për të dëshiruar sepse është jashtëzakonisht i lartë. Vjedhjet me armë zjarri, është dukuri që duhet shqetësuar të gjithë duke filluar prej institucioneve të sigurisë e deri te qytetari me i thjesht”.

“Një ndër shkaktaret kryesor të vjedhjeve me armë zjarri janë model që po shpërfaqet për shkak të një modeli të keq i cili është transportuar nga Shqipëria. Shkaku kryesor është gjendja e rëndë ekonomike e sociale e cila dita ditës po vjen duke rënë edhe me tepër, sepse njerëzit nuk janë të punësuar dhe kësisoj po gjen rrugën joligjore dhe po kryejnë vjedhje të rëndë me armë zjarri”, ka thënë Islami.

Vjedhjet po vënë në pikëpyetje jetën e njerëzve dhe pasurisë së tyre, andaj Islami kërkon nga institucionet relevante që ta zbutin papunësinë dhe të rritet efikasiteti i institucioneve të sigurisë.

Ai thotë se monitorimi i kamerave në vendet publike dhe private, si dhe patrullimi i policisë, është përçim i mesazhit tek plaçkitësit të cilët mund të arrestohen në çdo kohë, raporton EO.

“Ky fenomen është i rrezikshëm sepse po vihet në pikëpyetje jeta e njerëzve, prona dhe pasuria, pra institucionet e Kosovës në përgjithësi duke filluar nga presidenti e qeveria si dhe organizata të ndryshme duhet të punojnë në zbutjen e papunësisë dhe rritjes së efikasitetit te institucionet e sigurisë. Monitorimi i kamerave të sigurisë, mbulimi sa më tepër i vendeve publike dhe private, sepse secili keqbërës të dijë se është duke u vëzhguar nga kamerat e sigurisë”.

“Një veprim i cili do të duhej ta merr Policia e Kosovës, e cili nuk po vërehet është patrullimi i policisë sidomos në vendet publike, stacionet e autobusëve, aeroporte dhe në vende ku qarkullimi i njerëzve është i madh. Vet prezenca e policisë është një përçim i mesazhit për keqbërësit që Policia e Kosovës është në çdo kohë dhe moment, dhe plaçkitësit do të arrestohen dhe do të dalin para drejtësisë”, tha Islami.

Të ngjashme