Për një ditë Prokuroria ngriti 64 aktakuza

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se nga prokuroritë themelore për 24 orët e fundit janë ngritur 64 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë 7 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të 12 personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një kërkesë për bastisje në fshatin Lismir, Fushë Kosovë. Dy bastisje janë bërë me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, njëra në Vitomericë për arrestimin e një të dyshuari për tri vjedhje (i ndaluar për 48 orë), kurse një bastisje tjetër për narkotikë, (ku janë konfiskuar rreth 39.5 gram marihuan, dhe është ndaluar një i dyshuar për 48 orë).

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhëresës së urdhër kontrollit, të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, tek një person, në komunë të Vitisë. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhëresës së urdhër kontrollit, të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, tek një person në komunën e Kamenicës.

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të, dy gjedheve, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka bërë një kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

Të ngjashme