Dhjetëra aksidente në trafik po shkaktohen për çdo ditë në Kosovë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 32 aksidente në trafik.
13 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 19 me dëme materiale.
Policia e Kosovës po shqipton edhe gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë rregullat në trafik
Gjatë 24 orëve të fundit ajo ka shqiptuar 1 mijë e 23 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Shkaqet për shkaktimin e këtyre aksidenteve janë të ndryshme, por faktori njeri është shkaktari kryesor.
Si shkaktar të aksidenteve janë: tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i rregullave në trafik, mosrespektimi i shenjave në trafik, vozitja nën ndikimin e alkoolit e përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.