Për protestën në Kalimash, 36 urdhra ndalimi

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 13:33 | Nga

Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 36 urdhra ndalimi për personat që protestuan ditën e shtunë në Rrugën e Kombit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 24 nga këto urdhra ndalimi u ekzekutuan mëngjesin e së dielës, ndërsa 12 persona janë në kërkim.

Por në një shkresë të siguruar nga ABC News janë emrat e 44 personave, ku bëhet fjalë edhe për 21 persona në kërkim, midis tyre personalitete të zonës. Kjo shkresë nuk ka firmën e Prokurorisë, por sipas burimeve është një shkresë policie.

Ndërkohë të gjithë të ndaluarit ndodhen në komisariatet e policisë së Tiranës. Ata u shoqëruan për në kryeqytet me qëllim shmangien e ndonjë incidenti mes policisë së Kukësit dhe banorëve. Sipas prokurorisë, asnjë dosje nuk ka shkuar ende në gjykatë, dhe i mbetet gjykatës të vendosë se në cilin rreth do të zhvillohet caktimi i masës së sigurisë për protestuesit e ndaluar. Nga precedenti i mëparshëm në Kukës gjatë vitit 2001, të ndaluarit gjatë një proteste u dërguan për vlerësim mase në Gjykatën e Dibrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme