Lirohen gjatë natës 12 grekët e shoqëruar për incidentet në Bularat

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Janë liruar gjatë natës 12 shtetasit grekë të shoqëruar pas varrimit të Konstandinos Kacifas, ditën e djeshme në Bularat. Të 12 personat do të procedohen të lirë, transmeton tch.

Shoqërimi i shtetasve grekë ka ardhur pas përfundimit të ceremonisë së varrimit si dhe bllokimit të rrugës për më shumë se 10 minuta në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Emrat e personave të ndaluar: Andrea Panajot Kuri, Thoma Filip Stefo, Kristo Anastas Duci, Haralamb Nikolla Karathano, Thanas Vangjel Papas, Pirro Kosta Panajoti, Dhimiter Nasipa Kostandinos, Nina Dhionis Dinos, Kostantandinos Grigoris Gizolis, Anestis Kostaqis Panajotis, Jorgos Dhimitris Varelas dhe Athanasis Jorgos Papas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme