Lirohen nga Klinika e Infektivës 12 pacientët e “helmuar” me zarfet nga Serbia

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 11:00 | Nga Arlinda Sejdiu

Dymbëdhjetë pacientë, të cilët ishin shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si shkak i reaksioneve alergjike derisa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, tashmë janë liruar për në shtëpi.

Kështu bëri të ditur, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Infektivës, për Ekonomia Online, Lindita Ajazaj-Berisha.

Ajo tha se të gjithë pacientët janë liruar ditën e premte dhe gjendja e tyre ishte e mirë.

“Mund të ju them që gjendja shëndetësore e pacientëve në momentin kur janë liruar ka qenë e mirë. Të gjitha pacientët janë liruar nga klinika Infektive ditën e premte”.

“Ne gjithashtu i kemi përjashtuar sëmundjet apo shkaktaret infektive”, tha ajo.

Zyrtarët e KQZ-së, që nga data 13 të këtij muaji, për disa ditë me radhë kishin qëndruar në QKUK.

Ata derisa po hapnin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, kishin pasur probleme me frymëmarrje e alergji.

LEXONI EDHE:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme