Për rezultatin katastrofal në PISA, faji i të gjitha qeverive

Prishtinë | 05 Dhj 2023 | 20:09 | Nga Milazim Krasniqi

Ata që çuditen me rezultatet e reja katastrofale në PISA, ose janë të padijshëm, ose janë mashtrues. Pse?

Sepse për rezultatin katastrofal nuk është faji i një qeverie, po i të gjitha qeverive.

Nuk është faji i një ministreje, po i të gjithë ministrave deri sot.

Ndaluni e mendoni drejt: kush i ka hartuar planprogramet mësimore?

Kush i ka miratuar librat shkollorë? Kush i ka zgjedhë mësuesit e arsimtarët? Dhe e keni të qartë: të gjithë.

E vetmja përgjegjësi direkte e kësaj qeverie është trajtimi jonjerëzor i kërkesave të mësuesve dhe arsimtarëve grevistë, gjë që me siguri e ka bërë gjendjen edhe më të rëndë.

Por gjendja ka qenë katastrofale edhe para kësaj qeverie.

Të ngjashme