Ekonomia Online
FUNDIT

Për shkak të vërshimeve Mitrovica shpall gjendje emergjente, kryetari jep detaje

Për shkak të vërshimeve Mitrovica shpall gjendje emergjente, kryetari jep detaje

Mitrovica ka shpallur gjendje emergjente për shkak të vërshimeve. Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza tha për Express se deri tani janë evakuuar një “numër i konsiderueshëm” i familjeve, numër i cili po shkon duke u rritur. “Gjendja në Mitrovicë është alarmante. Ne e kemi mbledh shtabin emergjent dhe kemi shpallur gjendje emergjente. Prej orëve […]

Mitrovica ka shpallur gjendje emergjente për shkak të vërshimeve.

Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza tha për Express se deri tani janë evakuuar një “numër i konsiderueshëm” i familjeve, numër i cili po shkon duke u rritur.

“Gjendja në Mitrovicë është alarmante. Ne e kemi mbledh shtabin emergjent dhe kemi shpallur gjendje emergjente. Prej orëve të hershme të mëngjesit jemi në terren, tu bë përpjekje me i ndihmu njerëzve dhe me iu qëndru afër. Ka familje që është dasht me i evakuu, numri i tyre është i konsiderushëm. Prej momentit në moment po rritet numri i familjeve që po kanë nevojë për me i evakuu. Lumi ‘Ibri’ dhe ‘Lushta’ kanë dalë prej shtratit dhe kanë vërshu një pjesë të madhe të fshatrave në rrethinëe e Mitrovicës por edhe qytetin”, tha Hamza.

Të ngjashme