Kundërshtar i regjimit, autori i “Poezive të dashurisë” mishëron ende shpirtin e Stambollit.
Grushti i shtetit i vitit 1960 ka humbur tashmë nga kujtesa. Për “Të vdekurin në sheshin Bajazit” nuk dimë asgjë. Në vargjet e Hikmetit, është një lloj “ushtari i panjohur”, simbol i një masakre të madhe që vazhdoi në dekadat e mëvonshme. Por nuk besoj se ëndërronte këto lloje sheshesh komunisti i vjetër, përjetësisht i dashuruar me revolucionin, ashtu sikurse dhe me një numër të pafundëm grash
Vazhdojnë të brohorasin, të tundin flamujt e tyre të kuq. Gjëja më e habitshme në Stamboll, pas grushtit të shtetit, është seria e përhershme e demonstrimeve, sloganeve, këngëve. Yenikapi në mbështetje të Erdoganit, dukej si Tiananmeni në kohën e Maos. Nuk ndodhte prej vitesh, që Sheshi Taksim të mbushej me kaq shumë njerëz. Dhe me kaq shumë parti politike, të ndryshme dhe të kundërta. Dhe nuk këndohet vetëm në shesh. Mes tavolinave të restoranteve, të mbushura me njerëz, ato me pamje nga deti në Bujukada, më i madhi i ishujve të princave, vazhdojnë të këndojnë: këngë patriotike nga njëra anë, të cilave u përgjigjen këngë të vjetra të së majtës, nga ana tjetër. E parezistueshme alegria me raki, dhe pa kaluar shumë kohë, fillojnë të kërcejnë. Hanë dhe dëfrejnë.
Sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ose ndoshta, pikërisht për të reaguar ndaj asaj që ka ndodhur.
“Pikon pikë-pikë… gjaku i tij, deri kur do të dalë në shesh populli im, me këngët e tij”. Janë këta vargjet e një prej poezive të fundit të Nazim Hikmetit, dedikuar studentit 19-vjeçar, që u vra në Stamboll në vitin 1960. Poeti ishte në mërgim në Moskë. Grushti i shtetit …