Për të tretën herë kaplohet nga zjarri shtëpia historike në Prizren

Prizren | 03 Kor 2016 | 13:54 | Nga

Një nga shtëpitë më të vjetra në Qendrën Historike të Prizrenit është kapluar nga flakët sot pasdite, për të disatën herë me radhë në periudha të ndryshme.

“Shtëpia është kapluar nga flakët para më shumë se gjysmë ore. Zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Njësitet kanë dalë në terren dhe njëherë për njëherë nuk kemi informacione më të detajuara”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha.

Kjo shtëpi është pjesë e kompleksit të Kishës Katolike “Zonja Ndihmëtare” dhe është në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtjen e përkohshme të MKRS-së.

Mediet kanë raportuar se përfaqësuesit e kishës kanë kërkuar disa herë rrënimin e kësaj shtëpi. Kjo është hera e tretë që asaj i vihet zjarri. Djegia e parë kishte ndodhur më 15 mars 2016; e dyta – 9 prill 2016 dhe e treta – sot, më 3 korrik 2016. E hetimet, si zakonisht, thuhet se vazhdojnë.

Javë më parë në Prizren në një shtëpi të Qendrës Historike ka humbur jetën një vajzë e vogël, e cila është zënë nga rrënojat e shtëpisë që është shembur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme