Për të zhdukur varfërinë monetare duhet zhdukur varfëria në arsim

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, Banka Botërore ka bërë thirrje globale për zhdukjen e varfërisë në arsim. Kjo pasi, sipas saj, për të zhdukur varfërinë monetare duhet zhdukur varfërinë në arsim.
Në një postim të Bankës Botërore në Kosovë theksohet nevoja që arsimi fillor të bëhet prioritet.


“Në moshën 10-vjeçare të gjithë fëmijët duhet të jenë të aftë të lexojnë dhe të kuptojnë tekstet e thjeshta. Arsimi fillor duhet të jetë prioritet”, ka vlerësuar Banka Botërore.

Ndryshe, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.

Që prej vitit 1993, kjo ditë ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim.

Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

Që prej vitit 1993, kjo ditë ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim. Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.FacebookTwitterEmailMore

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme